Kryesore

Rama zbulon çfarë diskutoi me Papa Françeskun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:25 - 27/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar temat e bisedës në takimin me Papa Françesku në Vatikan.

Rama shkruan në rrjetet sociale, se Papa Françesku ka shprehur mirënjohje për rolin e Shqipërisë për paqe në rajon dhe se ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Postimi i Ramës

Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë./Opinion.al

Pas