Kryesore

Rama zbulon çfarë diskutoi me Gabriel Escobar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 09/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur temat e diskutimit në takimin me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nëpërmjet një  postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se në takimin e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë me zyrtarin amerikanë është folur për partneritetin mes Shqipërisë e SHBA, rolin e Shqipërisë në rajon, dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur.

Postimi i Ramës

Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht./Opinion.al

Pas