Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe ai i Serbisë kanë firmosur sot marërveshje bashkëpunimi mes vendeve në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, të mbajtur në Shkup.
Në këtë forum ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.
Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik.
Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm./ Opinion.al