Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama vlerëson Veliajn. Pranon se ka dhënë më shumë leje ndërtimi, por…

2019/07/30 at 7:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama vlerëson Veliajn. Pranon se ka dhënë më shumë leje ndërtimi, por…

Kryeministri Rama ka mbajtur sot një fjalim në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak në Tiranë dhe betimit të kryebashkiakut Veliaj.


Rama tha se Këshilli i shkuar bashkiak ka qenë peng i një politike bllokuese por kjo gjë nuk ka bllokuar vendimmarrjen. Ai i ka kërkuar kujdes anëtarëve të këshillit që numrat e sotëm të sjellin mungesën e debatit dhe i kërkoi gjithashtu përfaqësisë së re opozitare të marrin pjesë në shkëmbimin e ideve pavarësisht numrit të vogël në këshill

Uroj që përfaqësinë e re opozitare në këtë kuvend tuajin të mos e masni me peshën e vogël të numrit të saj, por me peshën e vullnetit të mirë për të dëgjuar zërin e saj për të përfituar bërjen e punës së mirë të përbashkët. Këshilli i shkuar ka qenë rëndom peng i politikë dhe është bllokuar me urdhra nga jashtë kësaj salle, por kjo nuk e ka penguar vendimmarrjen. Por kujdes njësoj e dëmshme do të ishte njësoj sikur numrat e sotme të sillnin mungesën e debatit dhe të prodhonin vendime në mungesë transparente. Askush nuk duhet ta harrojë se në 30 qershor banorët e Tiranës, votuan për të drejtën jo thjesht për të majtës. Duke marrë këtë në mendje, duhet të udhëheq çdo ditë punën tonë”, tha Rama.

Kryeministri bëri një pasqyrë krahasuese midis bashkisë së drejtuar nga Veliaj dhe katërvjeçarit të drejtuar nga Lulzim Basha. Ai theksoi se bashkia e drejtuar nga PD ka arkëtuar 5 herë më pak taksa nga lejet e ndërtimit nga sa ka mbledhur bashkia në drejtimin e Veliajt. Rama foli gjithashtu për akuzat e opozitës për ndërtimin e kullave në kryeqytet, duke i quajtur akuzat si baltë të opozitës dhe duke shtuar se kullat do të vazhdojnë të ndërtohen në Tiranë për sa kohë të kenë vlera arkitektonike më ato që janë ndërtuar deri tani.

“Kulla i kanë bërë si bukë, PPP si djathë. Unë numëroj vetëm 2 kulla, Plazën dhe Kulla në ndërtim, 2 kulla e stadiumit dhe ajo te banka e Shqipërisë, 4 kulla dhe 4 miliardë llafe për kullëzimin apokaliptik të Tiranës. 880 mijë m2 në vetëm 85 leje, ndërsa Veliaj, 130 m2 më pak për 100 leje ndërtimi më shumë. Leje më të vogla për më shumë ndërtues dhe më shumë përfituese”, tha Rama.

Në fjalën e tij kryeministri tha se oligarkët që pretendon opozita nuk ekzistojnë dhe shtoi se tashmë ata taksohen më shumë se në kohën kur bashkia drejtohej nga Basha.

“Më lejoni ta filloj nga të ashtuquajturit oligarkë, njerëzit e pasur të këtij vendi, disa emra syresh që përtypen dhe ripërtypen si tagjia e gojës së dëshpëruar të opozitës sonë kryesore, në përpjekjen e saj të pandërprerë që shpif e shpif e diçka do mbetet. Rëndom, ndërtimtaria është tabela e preferuar e baltëqitjes së tyre, ku sipas avazit të vjetër, çdo leje ndërtimi është një aferë dhe çdo kullë që ndërtohet është një skëterrë. Sa i paguanin të ashtuquajturit oligarkë, arkës së kryeqytetit deri dje, për një leje ndërtimi? 4% të çmimit të shitjes. Po sot? 8% të çmimit të shitjes. Pra kemi dyfishuar taksën ndaj atyre që përflitemi se u shërbejmë” tha Rama.

Rama paralajmëroi krijimin e formeve të debatit me qytetarët një herë në muaj në mënyrë që të adresohen problemet e cdo qytetari.

Unë dua t’ju nxis që sot të hartoni një plan të ri angazhimi me komunitetet dhe të njësive bashkiake të gjithë Tiranës së madhe në këtë Këshill të vogël.  Me katër vjeçarin e shkuar, ku thuaj se e gjithë barra e komunikimit ka qenë barrë e kryetarit të Bashkisë. Ne do të krijojmë forumet e debatit komunitar në çdo njësi bashkiake, për çdo komunitet dhe qytetar që ka dëshirë të marrë pjesë në to dhe të thotë fjalën e tij. Ju duhet të kujdeseni që të paktën një herë në muaj këto forume jo vetëm të mblidhen, por të sillni në institucione zërin e çdo komuniteti, hallin e çdo banori, sikletet e çdo sipërmarrësi. Krijimi i urave të reja me ta duhet të jetë prioritet i prioriteteve për çdo Këshill Bashkiak. E papranueshme që kontributi i Këshillit të jetë thjesht pjesëmarrja, e pakuptueshme që Këshilltarët të mos njohin territorin e tyre elektoral, të mos jenë pika e referimit të ço banori, që të mos kenë në celular asnjë mesazh apo thirrje nga zona e tyre”, u shpreh kryeministri. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Basha:Dako jo vetëm i korruptuar por pjesë e krimit të organizuar nga Rama

Basha:Dako jo vetëm i korruptuar por pjesë e krimit të organizuar nga Rama

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali

Ndërron jetë në spital e plagosura nga shpërthimi i bombolës së gazit

Ndërron jetë në spital e plagosura nga shpërthimi i bombolës së gazit
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}