Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama viziton Tropojën, BIRN: Betonizimi në Valbonë nuk ndalet

2016/10/31 at 5:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama viziton Tropojën, BIRN: Betonizimi në Valbonë nuk ndalet

Kryeministri Rama është duke zhvilluar një vizitë poune në bashkinë e Bajram Currit në Tropojë, vizitë të cilën ai ka deklaruar se do ta kryente edhe për të inspektuar nga afër Parkun Kombëtar të Valbonës, mbi lumin e të cilit po ndërtohen 3 hidrocentrale lokale.

Vetëm pak ditë më parë qeveria “Rama” mori vendimin për të pezulluar punimet për të paktën 6 HEC-e lokale mbi lumin e Shalës në Theth, ndërkohë që për valbonën deti tani është bërë vetëm një rishikim i disa lejeve dhe licencave për HEC-e lokale.

Por ndërkohë që vetëm dy ditë më parë aty u zhvillua një protestë e mijëra qytetarëve të ardhur nga e gjithë Shqipëria, për mos lejimin e ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Valbona, puna në këto kantiere vijon pa u “shqetësuar” medje me intensitet të lartë.

Nga një foto-reportazh i fundit i agjencisë investigative “BIRN” me  titull “3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës”, duket qartë intensiteti i punimeve në këtë park kombëtar dhe ndërhyrja e madhe në peisazhin natyror të parkut, si dhe betonizimi brutal i tij.

Nga fotot që gazetarët e “BIRN” kanë shkrepur në vend, shihet qartë përmasa e shkatërimit të parkut, mjetet e rënda që gërmojnë dhe shkatërrojnë pyllin, si dhe prishja dhe betonizimi i një pjese të shtratit të lumit “Valbona”, fundi i të cilit nuk dihet.

Më poshtë ja shkrimi i plotë i agjencisë “BIRN”:

 3 HEC-e vazhdojnë punën në Parkun Kombëtar të Valbonës

Në Parkun Kombëtar të Valbonës, që prej 28 shtatorit, tre HEC-e kanë ngulur tabelat e lejes së ndërtimit – të miratuara me datë 8 shtator – dhe kanë filluar punimet.

Ekskavatorët dhe punëtorët vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e hidrocentraleve me afat përfundimi 28 shtator 2018, ndërsa syve kureshtarë u tregojnë tabelat me firmat e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit Edi Rama, Zv. Kryetares Eglantina Gjermeni dhe Ministrit të Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri dhe u kërkojnë të largohen.

Qeveria shqiptare ka miratuar gjatë dekadës së fundit tre marrëveshje koncesionare për ndërtimin e 14 hidrocentraleve në lumin e Valbonës dhe në përrenjtë malorë që përbëjnë sistemin e tij ujëmbledhës.

Më 28 shtator banorët e luginës së Valbonës dhanë alarmin e fillimit të ndërtimit të hidrocentraleve dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe anulimin e lejeve të dhëna për 14 HEC-e. Lufta e tyre për të ndaluar atë që e quajnë një katastrofë për Valbonën vazhdon.

Këto janë fotot e shkrepura nga BIRN në luginën e Valbonës më datë 28 tetor 2016./Ivana Dervishi/BIRN/Valbonë/

Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
72-vjeçari nga Memaliaj kërkon nuse në këmbim të 4 milionëve, por ka një kriter

72-vjeçari nga Memaliaj kërkon nuse në këmbim të 4 milionëve, por ka një kriter

Kapet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

Kapet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

Nuk do ta besoni se daja i kujt është Shpend Çela, personi që ka dalë krah Ben Blushit

Nuk do ta besoni se daja i kujt është Shpend Çela, personi që ka dalë krah Ben Blushit

TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com