Aktualitet

Rama tregon zonat ku hapen disa kantierë, “me pikatore”


               Publikuar në : 10:51 - 02/04/20 |
Al Do

Një ditë pasi njoftoi se masat izoluese do të nisin të lehtësohen pak nga pak gjatë javëve në vijim, kryeministri Rama ka treguar sot disa kantierë ku ka rinisur puna “me pikatore” sic thotë ai.

“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit”, shkruan Rama në Facebook.

Ai shton se ky lehtësim i masave është i domosdoshëm për të garantuar vende pune dhe frymëmarrje për ekonominë megjithëse do të ndërmerret në mënyrë të matur duke u siguruar shëndetin e atyre që punojnë.

“Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët. Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. Durim dhe besim, si një trup i vetëm”, shton Rama. /Opinion.al

Pas