Politikë

Rama “thumbon” Berishën në Tropojë: Unë jam në shtëpinë e tij…


               Publikuar në : 17:31 - 25/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në Tropojë takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ish-kryeministri nuk mundi të mbrojë bukuritë e Valbonës. Ai tha se me ardhjen e tij në pushtet u bë e mundur ruajtja e Valbonës dhe përfundimi i rrugëve në këtë zonë.

“Jam krenar dhe më vjen shumë mirë që m’u dha mundësia të bëj sadopak për këtë vend. Kush ka trurin e vet, e sheh shumë qartë se çfarë është bërë në këto vite këtu. Do duhen edhe ca vite të kuptohet se ky qytet do jetë porta e një turizmi malor do sjellë shumë më tepër njerëz që këto bukuri të fjetura të kthehen në burim pasurie. Por duhet bërë shumë më tepër për qytetin për qytetin dhe fshatrat përrethe. Unë jam në shtëpinë e tij dhe nuk do ja them as emrin por do ta them se u desh të vija unë që të minimizohej masakra në Valbonë. Arritëm ta minimizojmë maksimalisht atë dëm. Nuk ka për t;u ndërtuar asnjë lloj hidrocentrali tjetër. Rrugën e Valbonës e gjetëm rrugëve njësoj si të gjithë rrugët e tjera. më vjen shumë mirë që në programin e 5 yjeve kemi arritur të përfshijmë edhe Tropojën”, tha Rama./ Opinion.al E.Xh.

Pas