Kryeministri Edi Rama është takuar sot në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillin e Sigurimit.
Rama ndodhet në SHBA, pasi ditën nesërme Shqipëria merr për herë të parë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Postimi i Ramës
“New York, Kombet e Bashkuara – KrenarPërShqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë. Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”.-shkruan Rama./Opinion.al