Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama takon ministrin rus: Sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën…

2020/02/26 at 12:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama takon ministrin rus: Sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën…

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme në cilësinë e kryetarit të Zyrës së OSBE, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Ky i fundit është shprehur se ka folur me Ramën dhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lavrov ka thënë se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

”Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

Ndërkohë, Rama është shprehur se Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi këshu do të kishte ndikim pozitiv në rajon, por dhe për vetë Serbinë.

“Si kryetar i radhës i OSBE unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne në Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë formë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE që ndikojnë në sigurinë e Rajonit tonë. Është me e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon çështjes, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim mes palëve e qeverive, por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të përmbushur detyrat. Ndërkohë që formulat marrëveshjet janë të pranishme për tu zbatuar njerëzve u duhet të jetojnë, të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Jo gjithçka është e zymtë, ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën. Mbështesin plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por, është thelbësor për të ecur përpara. Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e  Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”, tha Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Marrëveshja me NATO-n, Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit

Marrëveshja me NATO-n, Albin Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit

OFL vijon aksionin në Lushnje dhe Fier, zbulohen 2 emrat e radhës

Emrat/ OFL u kërkon deklarim pasuri dy të dënuarve nga Shijaku

Këngëtarja e famshme rrëfen se u mor peng, u drogua dhe u përdhunua

Këngëtarja e famshme rrëfen se u mor peng, u drogua dhe u përdhunua

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com