Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me George Soros. Lajmin e bëri të ditur vet kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Krahasa fotos, Rama shkruan se Soros është një mik i çmuar i tij dhe një mbështetës i shoqërisë së hapur.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”,-shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshmë të OKB./Opinion.al