I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryeministri Rama ka rrëfyer se takimi me Bashën është organizuar disa herë madje edhe për axhendën, vendin dhe orën. Negociatorët e PS-së dhe PD-së kanë rënë dakord për takimin mes tij dhe Bashës, por sipas kreut të qeverisë, takimi është anulluar nga Basha.
“Grupet negociatore ranë dakord, por Basha e shtyu takimin. “Grupet negociatore ranë dakord, por Basha e shtyu takimin. Jo njëherë thoshte se ishte i lodhur, jo njëherë na thanë se ishte në gjumë, jo një herë aleatët, e kështu me radhë”, ka thënë Rama