Aktualitet

Rama takim me bankat: Gjatë prillit zgjerohet paketa financiare


               Publikuar në : 13:19 - 01/04/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një video-konferencë me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ai njofton se biseda ka patur në fokur paketën financiare të luftës si dhe vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë.

Të pranishëm në video-konferencë ka qenë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama ka bërë gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të zgjerohet paketa financiare.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; zgjerimin e paketës gjatë muajit Prill”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e Covid-19.

Mësohet se në fokus të saj nuk do të jetë politika monetare, por analizimi i situatës dhe ndërhyrjeve që mund të bëjë banka në këto momente. /Opinion.al

Pas