Aktualitet

Rama takim me ambasadorët e akredituar në vendin tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 29/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri me të cilët do të diskutojë për amnistinë fiskale.

Mësohet se takimi i sotëm në vilën qeveritare do të ketë në fokus informimin e ambasadorëve për draftin e amnistisë që është hedhur për konsultim.

Kujtojmë se një ditë më parë në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave,  Rama tha se amnistia fiskale do të miratohet dhe se qeveria nuk është tërhequr, por është në fazën e konsultimeve.

Kryeministri ka theksuar se amnistia fiskale nuk do të formalizojë paratë e fituara nga veprimtari kriminale, por kursimet e emigrantëve shqiptarë në botë të cilët kanë punuar “në të zezë” apo të pasiguruar.

Pas