Aktualitet

Rama sulmon sërish programin e PD: Si një menu që ofron pjata imagjinare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 06/02/21 |
el ida

 Nga Nivica, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish programin ekononmik të Partisë Demokratike.

Gjatë një interviste në televizionin e tij ERTV, Rama e cilësoi këtë program një pjatë imagjinare, që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë. Duke ju referuar konkretisht mbështetjes që PD ka llogaritur për bujqësinë në programin e saj, Kryeministri u shpreh:

“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër. Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”. Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjatat bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë.”/Opinion.al

Pas