Aktualitet

Rama sulmon sërish Lelin: Merr lekët nga qeveria dhe nuk nënshkruan kontratat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 23/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama edhe në takimin e sotëm me kryebashkiakët ka vijuar kritikat ndaj kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli për pastërtinë në qytetin bregdetar.

Rama tha se Leli është në “një dimërim letargjik” ndërsa shtoi se merr lekët nga qeveria, por nuk nënshkruan kontratat.

 “Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që  duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera”-tha Rama.

Pas