Aktualitet

“Sot nuk blemë energjinë që duhej”, Rama: Kemi përgatitur planin e shkurtimeve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 23/07/22 |
Opi Nion

Gjatë takimit të zhvilluar me kreybashkiakët kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nuk ka qenë e mundur që të blihej sasia e nevojshme e energjisë.

Rama u shpreh se tregu po fillon të ketë mungesa. Ai tha se vendi ynë është i varur nga shirat ndërsa viti po karakterizohet nga një thatësirë ekstreme. Në këto kushte Rama theksoi  se ministria përkatëse ka përgatitur hapin e radhës për fashën më të lartë, një lëvizje që u shpreh se do të bëhet me shumë kujdes.

“Ajo që është më e keqja se kaq është që të shkojë çmimi edhe më shumë dhe mos të ketë. Sot nuk patëm mundësinë të blejmë aq sa na duhej sot energji. Qielli është xixë, shi nuk duket në horizont, viti i katërt me thatësirë ekstreme. Ka përfunduar edhe Holanda edhe Danimarka me temperaturat e Mesdheut. Edhe në Britaninë e Madhe po provojnë temperatura që nuk i kishin parë ndonjëherë… Kjo do thotë që për ne që jemi 100% të varur nga hidro duhet të dalim në treg. Tregu po fillon të lëngojë nga mungesa. Ministria bashkë me aktorët e tjerë e ka përgatitur hapin tjetër për fashën më të lartë, por përsëri, edhe kjo është diçka që po e bëjmë me shumë kujdes se bëhet fjalë për goditje. Ndërkohë është përgatitur edhe plani i shkurtimeve”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi se është përgatitur edhe plani i shkurtimeve, por ky plan është emergjent dhe nuk është për sot.

Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkolla. Gjermania, vendi më i fuqishëm i Europës të paktën. Atëherë kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë tani gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe për t’u mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri për shkurtime tërësore të orëve të furnizimit me energji. Gjermania! Ne e kemi bërë këtë plan, por është plan emergjence. Nuk është sot. Gjëja që njerëzit duhet të kuptojnë që duhet të fillojnë të kursejnë. Për çfarë arsye duhet të jenë ndezur dritat tani në këtë hotel. Sepse pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar, se po t’i vinte fatura edhe librat do i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshiheni në këtë gjë. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, kuptoni që vizioni është i duhuri, por momenti nuk është i duhuri, por edhe që njerëzit të kuptojnë dhe sensibilizohen. Që nga bashkitë.  E keni parë energjinë elektrike nëpër bashki? S’po them bëjeni si unë që gjëmoj çelësat për të mbyllur dritat në Kryeministrit edhe kur nuk ka krizë energjetike. Disa gjëra duhet të bëhen dhe ky mentalitet i të jetuarit në një moment të vështirë duhet të kultivohet pak në këtë fazë, që të bëjmë çfarë të mundemi. Jo se duke mbyllur dritat nëpër institucione ka ndonjë ndikim fatal në konsumin e përgjithshëm”, u shpreh Rama.

Pas