Aktualitet

Rama sulmon PD: Mori gjysmë milioni dollarë nga Rusia për të rrëzuar qeverinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 05/11/22 |
Opi Nion

Në një takim me qytetarët të zhvilluar në Lushnje, kryeministri Edi Rama sulmoi Partinë Demokratike, të cilën e quajti vegël të Kremlinit.

Rama më tej akuzoi PD se mori në 2017 afro gjysmë milioni dollarë nga Rusia për të rrëzuar qeverinë.

‘Si qenka kjo që janë rritur çmimet dhe fajin e ka qeveria. Çmimet janë rritur më pak se në gjithë rajonin. Putin kërkon që ta kthejë energjinë në armë. Do t’i ngusë nëpërmjet shtrëngimit ekonomik njerëzit që të çohen dhe të krijojnë rrëmujë. Ne për fat të keq, një vegël të Kremlinit e kemi të ulur këmbëkryq në Tiranë, Partinë Demokratike, atë të non-gratës.Nuk është më një tezë është në fakt i shkruar. Pse duhet t’i paguante për 2017, për të financuar një çadër. Çadra ishte dava ruse, pse që ta bëjnë Shqipërinë më demokratike, pse këtë hall kanë rusë. Prandaj donin të sillnin PD në pushtet. Unë besoj të kundërtën. Gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar pushtetin. Korrupsioni madhor dhe minimi i demokracisë janë të lidhura me faktin se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtej vegël andej, janë bashkuar veglat bashkë. Lloj spiunësh dhe të pabesësh dhe kërkojnë që të ngrihen njerzit të rrëzojnë qeveritë e tyre. Që të thonë nuk ka luftë këtu ka luftë. Kemi një çorbë rusë, një bashkim i një të keqje të madhe.’- tha Rama.

Pas