Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: S’mund të martohemi me BE nëse nuk flasim, nuk ka krim shqiptar

2020/10/18 at 11:26 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: S’mund të martohemi me BE nëse nuk flasim, nuk ka krim shqiptar

Kryemininstri Edi Rama ka kërkuar nga Mynihur nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian duke theksuar edhe njëherë se pengesat në këtë proces po vijnë nga dinamikat e brendshme të vendeve anëtare dhe jo nga Shqipëria.


Duke folur nga forumi Europapark në Mynih, Rama u shpreh se është e pakuptimtë që vendet të privohen nga mekanizmi i negociatave të anëtarësimit në BE dhe nënvizoi faktin se akuzat që i bëhen Shqipërisë për kriminalitetin nuk janë të vërteta.

“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejt; nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku funksionojë mirë,  ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin.

Pastaj krimi shqiptar… Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla. Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen. Duke folur për krimin shqiptar, në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë. Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Gratë greviste: Ku janë sot ata që premtonin “arin e zi” dhe pagat

Gratë greviste: Ku janë sot ata që premtonin "arin e zi" dhe pagat

Bajden shpalos vizionin e tij për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën

Bajden shpalos vizionin e tij për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën

FOTO/ Jahti me flamur slloven që u gjet i braktisur, ende mister rrethanat

FOTO/ Jahti me flamur slloven që u gjet i braktisur, ende mister rrethanat
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com