Aktualitet

Gratë greviste: Ku janë sot ata që premtonin “arin e zi” dhe pagat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 18/10/20 |
Al Do

Gratë e Uzinës së naftësh në Ballsh kanë hyrë sot në ditën e katët të grevës së urisë. Ato u vizituan sot nga përfaqësueset e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri.

Grevistet bën thirrje të revoltuara që përfaqësuesit e qeverisë t’i jepnin zgjidhje situatës pasi një gjë të tillë e kishin premtuar në të shkuarën.

Të vinte ministrja Belinda Balluku këtu, të raportonte, këtu është defekti, s’kemi financën. Po të marri financën e punëtorit kur vjen puna të mbushet xhepi i Arben Ahmetajt dhe Erion Braçes. Se kur ishte PD në krye Erion Braçe bërtiste ‘ku shkon ari i zi’. Unë tani e pyes, po tani ku shkon ari i zi, përse të më mbahen mua ato të shkreta rroga, mund ta quash por unë i quaj kaçole përpara Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës. Kur erdhi Edi Rama premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe premtoi Beso Sulajt se lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Ku janë këta tani? Vetëm heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron  gjithçka”, tha njëra nga grevistet.

Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

Ne duam që të na ikin lotët një herë e përgjithmonë. Përpara 40 vitesh kam hapur themelet e Uzinës, sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë”, tha një tjetër grua.

Kam filluar punë 18 vjeçe dhe sot jam 53 vjeç, ajo punë atje na ka ushqyer, por që të mbetemi në këtë derexhe, nuk e dimë“, rrëfeu një tjetër zonjë.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive.

Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.- u shpreh Dhurata Çupi.

Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoun e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë”, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra. Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura të vitit 2016 dhe rifillimin e punës së rafinerisë. /Opinion.al

Pas