Aktualitet

FOTO/ Jahti me flamur slloven që u gjet i braktisur, ende mister rrethanat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 18/10/20 |
Al Do

Ende janë mister rrethanat në të cilat është lënë i braktisur në afërsi të Shëngjinit, jahti me flamur slloven.

Ai u pikas ditën e djeshme nga policia kufitare dhe është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Në bordin e tij nuk ka patur asnjë person dhe ende pritet të dalin të dhëna lidhur me gjurmë që mund të jenë lënë brenda tij.

Dyshimet janë se se sapo kanë konstatuar policinë, personat që ndodheshin në bord janë larguar me një gomone dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin brenda jahtit.

Anija mendohet se përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi. Aktualisht autoritetet nga prokuroria e Lezhës kanë nisur hetimet, ndërsa po merren kontakte me portet e vendeve fqinje për të zbuluar pronarin apo personat që mund të kenë qenë në bord.

Pas