Kryesore

Rama publikon mesazhin e Çomos: Shumica e të shtruarve, të pavaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 31/08/21 |
Opi Nion

Edhe këtë të martë, kryeministri Edi Rama, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Këtë herë kreu i qeverisë iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të vaskinohen përmes një video-mesazhi të shefes së Infektivit, Najada Çomo.

Çomo thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv, janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar. Më tej ajo thotë se qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

“Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën”, thotë Çomo.

Kujtojmë se disa ditë më parë Shefja e Infektivit, Najada Çomo dha dorëheqjen si deputete e Partisë Socialiste, për tiu përkushtuar punës në Spitalin Infektiv./Opinion.al

Pas