Kronikë

Një shpullë në lokal shkaku i plagosjes së Edison Begajt në sy të fëmijëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 31/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë pas zbardhjes nga policia të plagosjes së Edison Begajt. Në njoftimin zyrtar policia bëri me dije se shkak për ngjarjen ishin bërë motivet e dobëta, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes, është Mitri Prifti, një 36-vjeçar nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim.

Klan News, raporton se Mitri Prifti e ka plagosur Edison Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm banal.

Disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares. Begaj e ka goditur 36-vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit nuk e ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar ta vrasë. Mendohet se ky moment është filmuar nga kamerat e barit në fjalë dhe ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu, element mjaft i rëndësishëm ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici.

Edison Begaj u qëllua pranë shtëpisë, gjatë kohës që në makinën e tij ndodheshin dy fëmijët e vegjël. I maskuar si polic e i armatosur me kallashnikov, autori iu afrua dhe pasi shkëmbyen disa fjalë hapi zjarr, duke e lënë 41-vjeçarin të plagosur. Ngjarja ndodhi në 29 maj të këtij viti./Opinion.al

Pas