Kryesore

“Rama provon lojë të pistë”, Basha: Ne po punojmë për daljen nga kriza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 13/07/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me disa punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinat.

Ndërkohë, Basha shprehet në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, se kryeministri Edi Rama “provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.”

Kryedemokrati shprehet se PD nuk luan lojë politike, por po punon çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur qeveria “Rama”.

Postimi i Bashës

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI./ Opinion.al

Pas