Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama prezanton platformën: Anëtarët do të japin vlerësimin për kandidatët

2020/10/04 at 11:30 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama prezanton platformën: Anëtarët do të japin vlerësimin për kandidatët

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re interaktive e Partisë Socialiste on-line, që do t’i japë akses anëtarësisë për t’u dëgjuar në vlerësimin e përfaqësuesve në Kuvend.


Sipas kryeministrit,  kjo platformë do ta ndihmojë PS-në për të zgjedhur ekipin që do ta përfaqësojnë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që në ditët në vijim do të merret mendimi i të gjithë qytetarëve në lidhje me deputetët e PS-së, përmes kësaj platforme.

“Hapim platformën digjitale e cila krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi shumë të shpejtë brenda familjes sonë politike, ku çdo anëtar ka akses përmes një celësi personal dixhital në këtë platformë dhe mund të marr pjesë në të gjitha proceset brenda platformës, që nga vlerësimi i deputetëve te diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra, të shkëmbimit në kohë reale të informacioneve nga qendra, të ndjekjes së aktiviteteve përmes telefonit apo kompjuterit dhe të pasjes mundësisë për të adresuar drejtpërdrejtë deputetin apo kryetarin e paritsë ose strukturat e tjera. Është një hap i parë i cili do të ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill, por procesi dhe ndërverpimi vazhdon edhe më tej. Duam që e gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë të pritet mbledhja e radhës apo lajme nga kanale të tjera. Partia Socialiste është shumë më e madhe se sa anëtarësia e saj, ka një mbështetje disa fish më shumë se sa anëtarësia, por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Si platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar të partisë sonë politike dhe sigurisht që ky është hapi i parë, pasi duam që modernizimi i ndërveprimeve dixhitale të shkojë më larg se kaq, pasi duam të përfshihen jo vetëm anëtarët e partisë në Shqipëri por edhe jashtë. Të gjithëve do t’u shkojë një letër e personalizuar me postë, me çelësin përkatës individual për të aksesuar platformën dhe presim të ketë një intenifikim të marrëdhënies me përfaqësuesit. Ne do të bëjmë këtë proces për të dëgjuar cdo anëtar partie lidhur me deputetët në qarkun e evtë. Ata do të japin vlerësim me pikë nga 1-5. Do të na ndihmojnë shumë për krijimin e skuadrës që do të fitojë në 25 prill. Në ditët në vijim do të hapim një proces tjetër, përmes platformës të PS, i ndarë në dy grupe, jo vetëm për anëtarësinë e PS, por për të gjihë publikun, lidhur me deputetët që njerëzit duan. Do t’u japim mundësi të gjithëve të japin opinione lidhur me figura që gëzojnë respekt dhe kanë mbështetje në komunitete të ndryshme”, tha Rama./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Futen në grevë urie të paraburgosurit në Shënkoll, çfarë kërkojnë

Futen në grevë urie të paraburgosurit në Shënkoll, çfarë kërkojnë

Rama: Do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë

Kodi Zgjedhor/ Rama: Nesër votohet, kemi qenë shërbëtorë të të tjerëve

“Rama në 7 vite varfëroi shqiptarët duke u marrë 2.1 miliardë euro”

Do kandidojë edhe në qark tjetër?Rama: Unë jam deputet i gjithë Shqipërisë
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}