Aktualitet

Rama pret me ceremoni shtetërore Ursula Von der Leyen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 28/09/21 |
Opi Nion

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Vizita e saj nisi me pritjen te Pallati i Brigadave. Më pas në orën 10:00, do të zhvillohet takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 do të zhvillojë një vizitë te një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

 Axhenda e vizitës së Von Der Leyen:

8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni

Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta

Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel.

 

Pas