Aktualitet

Rama: Prej vitit 2014 kemi taksat më të larta në rajon për biznesin e madh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 21/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm grafikun që tregon taksat për biznesin e madh të vendeve të rajonit.

Sikurse shohim vendi ynë ka taksat më të larta 15% për biznesin e madh ndërkohë vendet e rajonit si Kosova, Bosnjë-Hercegovina i kanë taksat 10 %, ndërsa Mali i Zi 9%.

Rama me ironi shkruan se pavarësisht se Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh, ka dhe numrin më të madh të akuzave për të kundërtën.

“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, -shkruan Rama./Opinion.al

Pas