Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama po shndërrohet në monstër, do të kërkojë kokën e atij që e polli

2017/10/19 at 12:01 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama po shndërrohet në monstër, do të kërkojë kokën e atij që e polli

Nga Armand Shkullaku


Një “dru të shtrembër në mesin tonë” e ka etikuar Edi Rama, Saimir Tahirin, i gatshëm tashmë t’i japë një shtyrje drejt sharrës së drejtësisë, njeriut që deri dje ishte simboli i luftës kundër krimit dhe krenaria e “policisë që duam”.

Në fakt jo vetëm Rama, por edhe levat e propagandës së tij bajate, po përpiqen dëshpërimisht që këtë rast t’a paraqesin si një fenomen të izoluar që fillon e mbaron tek një njeri i vetëm dhe për të cilin, ai, lideri maksimal, jo vetëm nuk ka patur dijeni por është i gatshëm t’a çojë drejt gijotinës pa iu dridhur dora. Dhe nuk harrojnë, si gjithnjë kur kapen me presh në duar, të krahasojnë qasjen “parimore” të liderit rilindas me atë të paraardhësve të tij, si një komardare të stërpërdorur për të dalë nga ujrat e ndotura ku janë zhytur kokë e këmbë.

T’a trajtosh rastin Tahiri si një përgjegjësi individuale dhe si një shembull të qëndrimit parimor të Edi Ramës, nga njëra anë është tallje me shqiptarët, por në anën tjetër përbën aktin e fundit të teatrit të një kryeministri- peng i një qeverisje të kapur nga krimi. Sot, nuk ka njeri në Shqipëri, por edhe tek ata që merren me Shqipërinë, që nuk e di se Saimir Tahiri nuk ishte një fenomen që ra nga qielli, por produkt direkt i nëntokës së Edi Ramës.

Saimir Tahiri nuk qëlloi një dru i shtrembër në stivën e drejtë të Rilindjes. Ai është një nga degët kryesore të trungut të deformuar që është vetë Edi Rama. Dhe reagimet e këtij të fundit për këtë rast, e vërtetojnë edhe një herë një gjë të tillë. Një kryeministër i papërfshirë vetë në afera të dyshimta, sot duhet të dilte me kokën ulur dhe të pranonte përgjegjësinë e përbashkët dhe jo t’ia delegonte atë një njëriu të braktisur me nxitim nga rrethi  i bashkëfajtorëve.

Edi Rama do duhej t’u thoshte sot shqiptarëve se përse në katër vite me radhë nuk reflektoi asnjëherë për akuzat serioze ndaj ministrit të tij. Përse i mbulonte me propagandën e tij të shpifur avionët e drogës, raportet e ndërkombëtarëve, emërimet skandaloze në polici, sasitë e tmerrshme të drogës, implikimin e kriminelëve në fushatat e tij elektorale, gjobat ndaj biznesmenëve, akuzat direkte për lidhjet e dyshimta të ministrit të tij me grupe kriminale dhe krimin që kishte pushtuar vendin dhe marrë peng Rilindjen. Edi Rama, në asnjë rast të vetëm, nuk mori përgjegjësi për këtë situatë, duke lënë të kuptohej qartë se prapa ministrit të Brendshëm qëndronte ai vetë. Bashkë me Tahirin sajuan togfjalëshin “Fronti i së Keqes” për të relativizuar dhe mbuluar çdo akuzë serioze, që sipas tyre vinte nga balta e opozitës, kazani mediatik apo qarqet që nuk i donin të mirën Shqipërisë.

“Ne nuk jemi aspak një familje e përsosur”, thotë Edi Rama. Larg asaj, askush nuk e ka menduar se Rilindja qënka një familje e përsosur, përkundrazi. Por djali plangprishës nuk mund të jetë Saimir Tahiri, që u zbulua sot papritur. Atij nuk mund t’i ngarkohet mbi shpinë mëkati fillestar që çthurri familjen rilindase. Ai mëkat zë fill ditën që Edi Rama vendosi t’a kryqëzojë familjen normale socialiste me farën e kriminelëve që i solli në parlament, në bashki, në polici, në administratë. Saimiri dhe çunat e tjerë janë pjella rilindase e këtij kryqëzimi që historia do t’i njohë për baba Edi Ramën.

Fati politik dhe personal i Saimir Tahirit, nuk është pasojë thjesht e veprimeve të tij. Ai është një produkt i pritshëm që sjell alkimia e Edi Ramës ku përzihet politika me krimin.

Tentativa e kryeministrit për t’a përcjellë përgjegjësinë e tij direkte tek një individ apo për t’u justifikuar përsëri me baltën e opozitës dhe me fajin e ka Saliu, edhe në vitin e pestë në pushtet, është një shenjë e keqe se ai nuk ka ndërmend të ndryshojë diçka rrënjësisht në mënyrën se si po qeveris vendin. Shqetësimi i Edi Ramës është si të kalojë hallin që e ka zënë sot dhe jo si të nxjerrë Shqipërinë nga bataku ku e ka futur. Përgjegjësia është krejtësisht e tij, zgjedhjet kanë qenë plotësisht të tijat, veprimet mbajnë të gjitha vulën e tij.

Edi Ramës mund t’i shkojë ndërmend të bëjë me faj edhe popullin, meqë ka vendosur të “bashkëqeverisë” me të këtë mandat, mund të merret prapë me Saliun dhe katundin mediatik, por këto nuk do t’a shpëtojnë as atë dhe as vendin. Ai po braktis sot në fatin e tij ministrin më të besuar, kreun e PS të Tiranës, anëtarin e kryesisë, etj me shpresën që vetë të dalë sa më i paprekur nga kjo histori. Do të ishte kështu nëse rasti Tahiri do të përbënte një aksident në një qeverisje model. Në fakt po rezulton se vetë Edi Rama është një aksident me pasoja fatale për të gjithë. Tahiri apo të tjerë janë “viktimat” e para të një sistemi të cilit kanë nisur t’i lirohen vidat ngado. Në Elbasan, në Vlorë, në Tiranë, në Lushnje…, mekanizmi okult me të cilin po qeveris Edi Rama po shndërrohet në një monstër, që do të kërkojë kokën e atij që e polli.

Etiketa: Armand Shkullaku


Ju sugjerojmë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
Bota

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

17 Korrik, 2026 12:53 pm
Para
“Tahiri shantazhon Ramën me video”. Ja deklarata e kreut të opozitës

"Tahiri shantazhon Ramën me video". Ja deklarata e kreut të opozitës

Babai i Dua Lipës kthehet në fiksimin e të gjithë botës, ja portali që i ka kushtuar një artikull

Babai i Dua Lipës kthehet në fiksimin e të gjithë botës, ja portali që i ka kushtuar një artikull

Droga në Vlorë/ Policia e Shtetit në deklaratë: U kapën afro 4 ton kanabis dhe 1 gomone e Habilajve

Droga në Vlorë/ Policia e Shtetit në deklaratë: U kapën afro 4 ton kanabis dhe 1 gomone e Habilajve
















TE FUNDIT

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
17 Korrik, 2026

Jetëgjatësia mesatare për një ushtar rus në Ukrainë është midis 20-30 minutash, sipas drejtoriy të CIA-s, John Ratcliffe. Duke folur...

Lexo më shumë

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
17 Korrik, 2026

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka vendosur të mos jetë i pranishëm në stadium për finalen e Kupës së Botës 2026...

Lexo më shumë

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
17 Korrik, 2026

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}