Politikë

Rama: Po punojmë për një program jashtëmësimor në shkollat për artet, zejet dhe sportet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 20/12/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama  ka qenë i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

Kreu i qeverisë tha gjatë fjalës së tij se po punohet për një program jashtëmësimor në shkollat e vendit për artet, zejet dhe sportet me qëllim që t’u jepet më shumë mundësi fëmijëve që të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke “ushqyer” shqisat e tyre.

Edi Rama: Unë kam qenë mësues pikture, pedagog në Akademinë e Arteve dhe nuk e kam harruar atë pjesë të jetës profesionale dhe mund të ju them që në pikturat tuaja, realisht kam parë talente mbreslënëse dhe uroj që ndonjë prej tyre të vazhdojë këtë rrugë, por nga ana tjetër ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni një tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj, të shkëputeni nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj përballë kuadratit të bardhë të cilit pak nga pak i jepni jetë sepse është një ushtrim i mirë për mendjen e shpirtin dhe e pasuron jetën e njeriut në rastet kur njeriut i është dhënë kjo dhunti.

Në të vërtetë, kjo na ka shtyrë të punojmë për programin, një program jashtëmësimor në shkollat tona për artet, zejet dhe sportet në mënyrë që t’i japim mundësi gjithë fëmijëve të kalojnë një pjesë të kohës së lirë duke ushqyer shqisat e tyre përmes një disipline të zejtarisë dhe kështu duke krijuar vepra, prodhime që në radhë të parë i vlejnë shumë syrit, mendjes, mënyrës së perceptimit të realitetit dhe lehtësimit të shpirtrave. Përtej faktit që shpresoj shumë që ndonjëri nga fëmijët të vazhdojë në këtë rrugë, është një rrugë e vështirë, por është shumë e bukur.  ua të ju them se janë vërtetë punë të bukura, që me shumë kënaqësi do t’i shikoj të varura në mur dhe për këtë ju përgëzoj shumë, meritoni dhe nga një dhuratë simbolike.

Pas