Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike, Rama i përgjigjet presidentit Meta me ironi

2019/05/22 at 2:11 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave nga Presidenti Ilir Meta në lidhje me krizën politike.  Presidenti e cilësoi sistemin politik që ka buruar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 si “sistem i mbyllur partiak” që ka dërguar vendin në situatën aktuale, ku vetë Parlamenti është “jo funksional”, si dhe kritikoi hapat e ndërmarra deri më tani në reformën në drejtësi.


“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkruan Rama në Twitter.

“Pa diskutim, Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, thekson më tej kryeministri.

Presidenti, Ilir Meta, foli sot me shqetësim për vonesat në reformimin e sistemit gjyqësor dhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të saj. Meta i bëri këto komente gjatë një fjalimi në një konferencë të Qendrës George Marshall mbi sigurinë rajonale, ku vuri në dyshim suksesin e reformës në drejtësi.

“Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund t’i shmangemi. Pasi vendi pësoi trazirat e ‘97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Komisionit të Venecias edhe me kontributin e shumë personaliteteve në këtë vend. sepse u nxor mësim nga 97. U bë një kushtetutë për të parandaluar një 97, pra për të menaxhuar kriza të cilat mund të dalin jashtë kontrollit dhe një rrëshqitje të demokracisë drejt humnerës dhe anarkisë” – tha Meta.

Ai theksoi se në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha vidat, kontroll, balancë, llogaridhënie dhe bendi kaloi kaluam nga një sistem parlamentar në një sistem të mbyllur partiak, ndaj parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet e tyre, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata.

Ai shtoi se kërkoi angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, ftoi të gjithë aktorët, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikojnë në një qëndrim të përbashkët, por ditën e fundit Euralius-i i çon përgjigje zyrës së Presidentit që në takim nuk vinte dot sepse “ne jemi mision teknik”.

“Kjo do të thotë që kanë marrë porosi politike. Unë nuk e di dhe sot nga kush u mor ajo porosi politike. Të kërkon Presidenti i Republikës, ta kërkon zyrtarisht për të mirën e përbashkët dhe një reformë që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku do të diskutohet me të gjithë institucionet. Bëhet fjalë për gjërat e rëndësishme të një vendi. Kushtetutën e një vendi, për Gjykatën Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm që është aq i rëndësishëm sipas kësaj reforme. Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komsionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetën e Shqipërisë. Kjo nuk mund të jetë drejtësi evropiane, në rast se nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë. Kjo nuk do të luftojë më shumë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të garantojë të drejtat e njeriut” – tha Presidenti Meta./ Opinion.al

Etiketa: APELmetarama


Ju sugjerojmë

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

27 Qershor, 2026 9:54 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Para
E fundit/ Helmohen 17 persona të një familje, 6 prej tyre fëmijë

Ishte duke ecur, makina përplas për vdekje burrin

I vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë lezhjani

I vuri flakën vetes në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë lezhjani

Rikthehet “Poter-Al”, sekuestrohen pronat me vlerë 500 mijë euro të Ilir Kociajt

Krimet e Rënda lënë në burg anëtarin e grupit të Shijakut
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}