Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për Berishën: Në krye të opozitës qëndron një mbeturinë e komunizmit

2026/05/25 at 7:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama për Berishën: Në krye të opozitës qëndron një mbeturinë e komunizmit

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, teksa po akuzonte opozitën për ‘baltosjen’ e punës së qeverisë, zbuloi se së shpejti do të ketë një takim me kancelarin gjerman Fredrich Merz. Një takim i mundshëm mes Ramës dhe Merz, rrëzon aludimet e Partisë Demokratike, të cilët pretendojnë për një prishje të marrëdhënieve të Ramës me qeverinë gjermane.


Rama ka folur edhe për mbledhjen e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ditën e nesërme në Bruksel. Shefi i Ekzekutivit tha se kjo Konferencë vulos përmbylljen e fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Teksa shprehu bindjen për përmbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027, Rama deklaroi se ‘ose do e fusë PS Shqipërinë në Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë’

“Qëllon edhe që sot të jetë dita përpara mbledhjes së Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel nesër, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë që Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në kohë rekord, me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në të gjitha proceset e integrimeve të vendeve që na kanë pararenduar, tani më konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave dhe konferenca e nesërme zhvillohet ekzaktësisht sipas kalendarit të paravendosur me Komisionin Europian, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027. PS është një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lartë, sepse është e vetëdijshme për sfidën dhe malin për t’u ngjitur. O e bën PS Shqipërnë Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë. Pas disa ditësh do ju çoj si përshëndetje një informacion nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Ata të PD i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. E gjejnë vetë veten në grep”, tha mes të tjerash Rama.

Rama ka hedhur akuza edhe ndaj lidershipit të opozitës, teksa tha se në krye të PD-së sot qëndron një ‘mbeturinë e komunizmit’.

Duke kujtuar dëmin e madh të shkaktuar ndaj shqiptarëve me firmat piramidale, Rama tha se në kohën e qeverisjes së Berishës, Shqipëria ishte një vend me ‘një mijë e një gropa e boshllëqe’.

“PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave, mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe ishte bërë humnerë”, vijoi më tej Rama.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

Aksident në Tiranë, plagosen 6 fëmijë dhe drejtuesja e automjetit

Aksident në Tiranë, plagosen 6 fëmijë dhe drejtuesja e automjetit

Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon urdhër-arreste

Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon urdhër-arreste
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}