Kryesore

Rama për bastet: S’do ketë monopol online. Amanet dëshmitarin X


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 14/10/18 |
b.f

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish sot mbylljes së pikave të basteve nga janari i vitit të ardhshëm. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas lajmeve se me mbylljen e salloneve ku luhen baste, do lulëzojnë bastet online. Rama thotë as ato nuk do ekzistojnë pas vitit të ri 2019. Me ironi Rama i thotë opozitës amanet Babalen.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruan Rama në Twitter.

Pas