Kryesore

Rama për bankat: Dhimbjet e atyre që marrin kredi njësoj si ato në maternitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:02 - 06/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me bankat e nivelit të dytë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu bëri thirrje atyre që të lehtësojnë procedurat për klientët e tye, njësoj siç bëri qeveria me shërbimet publike.

Gjithashtu ai ka lëshuar batuta për kreditë e lëshuara nga bankat, Rama tha se kishte dëgjuar se dhimbjet e qytetarëve që marrin kredi në banka janë njësoj si ato në maternitet.

Është momenti që bashkarisht, ngritja e një grupi pune mes nesh dhe bankës së Shqipërisë. Duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente shoqëruese. Të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve dhe bizneseve në marrëdhënie me banka të lehtësohet. Do mbeten vetëm ato dhimbjen kur ulen para jush dhe kërkojnë kredi. Thonë që është si dhimbjet në maternitet.

Ne kemi mësuar që gjithë ato dokumente që ishin vënë si detyrime për qytetarët duke i sjellë nga një sportel te tjetri nuk ishin të nevojshëm. Heqja e tyre nuk solli problem për Shqipërinë. Përkundrazi. Një i moshuar për të aplikuar për një pension pleqërie duhet të mblidhte 14 dokumente. Kishte të bënte me 14 sportele dhe 14 fytyra të ndryshme që do i dilnin përballë. I duhej mesatarisht një vit për të marrë pensionin e pleqërisë. Ne i hoqëm këto dokumente dhe lamë vetëm tre që janë themelore. Personi vetëm bën aplikimin dhe merr pensionin”,-tha Rama.

Pas