Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër procesin e vaksinimit në Sarandë.
Rama është pritur me duartrokitje nga të moshuarit të cilët nuk ngurruan ta falënderonin. Kryeministri komentoi dhe situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku tha se tentativa për të penguar vaksinimin dështoi.
“Vaksinimi masiv nuk ndalet dhe pasi goditja e çmendur e furnizimit në Rinas dështoi plotësisht, do rrisim intensitetin më tej”,-tha Rama./ Opinion.al