Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-partive politike: Marrëveshje si do të bëjmë fushatën

2021/02/22 at 8:42 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama-partive politike: Marrëveshje si do të bëjmë fushatën

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje partive politike më të mëdha në vend që të arrijnë në një marrëveshje se si do të realizohet fushata për zgjedhjet e 25 Prillit.


Po ashtu, kreu i qeverisë ka paralajmëruar pronarët e lokaleve që të mos grumbullojnë njerëz për qëllime fushate pasi do të ndëshkohen në kuadër të masave anti-COVID.

 “Unë mendoj që ata të cilët u hapi dyert e lokaleve këtyre politikanëve, nuk duhet t’ua hapin dyert sepse ata do të paguajnë. Janë ata që dëmtohen, janë ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi. Janë ata të parët që duhet të refuzojnë këtë gjë. Nga ana tjetër kur mendon që Presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues të këtij vendi është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Unë nga ana ime, ajo që bëj është që t’ju kujtoj çdo ditë të gjithë kolegëve të mi që nuk na duhen ato që humbasin nga kontakti në më shumë se 10 vetë përballë shëndetit të njerëzve dhe përball kësaj sfide të madhe. Në djall vafshin të gjitha, kjo është A dhe Zh. Prandaj personalisht nuk bëj në asnjë moment kapërcime të kësaj vije. Nga ana tjetër është një sfidë shumë e madhe dhe unë po mendoj se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësirë shumë të ngushtë njerëzillëku në arenën politike që forcat politike të paktën forcat kryesore që janë në garë të merren vesh që çfarë do bëjnë dhe si do bëjnë deri më 25 Prill. Mos harroni që është automatikisht se çdo shtrëngim masash do të interpretohet si një regjim diktatorial i Edi Ramës për të zvogëluar hapësirën e fitimtarëve që po vijnë për të marrë pallatin e brigadave dhe për t’u shtrirë në krevatin e perandorit. Nuk është problemi i kostos personale se ato një më pak, një më shumë, por problemi i efektit. Mund ta shtrëngosh masën, por nëse nuk ka vetëdije politike dhe përgjegjshmëri nga ata që me demek përfaqësojnë popullin, atëherë mund ta shkruash masën dhe mund të mos funksionojë. Kështu që jemi duke e diskutuar do shohim nëse do gjejmë një rrugë që të merremi vesh duke iu referuar ekspertëve. Natyrisht edhe duke marrë mendimin e ekspertëve të tjerë që nuk janë në komitetin e Ekspertëve se mua më rezulton se me ndonjë përjashtim që është ndëshkuar ndonjë përfaqësues i shumicës, i respektojnë. Atëherë le të flasin dhe ekspertët e tjerë, le të kemi një ide të përbashkët si do të zhvillohet kjo fushatë. Si do të jenë kornizat e veprimit në komunikimin me publikun që të ketë një balancë, një marrëveshje, në kuptimin për rregullat dhe të gjithë t’i respektojmë për rregullat që biem vetë. Ta shohim nëse do mund të bëjmë diçka në këtë drejtim se do ishte mirë për gjithë. Një fushatë që del nga kontrolli, parafytyroni që presidenti mund të lerë Mercedesin që përdor pa eskortë ku shkon në ato takimet misterioze, mund të marrë kalin, të angazhojë 200-300 nga këta të dekoratave tu japë nga një shpatë të nisen me kuaj dhe me shpata, atëherë është e vështire që ta frenosh po nuk pati konsensus si ta frenosh këtë. Rreziku për kuajt bëhet imediat se mund të tërbohen dhe kuajt. Kalojmë në një situatë ku tërbimi i Presidenti tërbon edhe kuajt”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: covid-19edi ramafudhatazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

A do të shtrëngohen masat? Flet ministrja Manastirliu

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Video/ Flet nga arratia i kërkuari për atentatin e Shkodrës

Video/ Flet nga arratia i kërkuari për atentatin e Shkodrës
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com