Kryesore

Rama paralajmëron median: Gati klaozola në ligjin antishpifje, lajmet e…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:07 - 06/12/19 |
Opi Nion

Sot është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, ku është diskutuar në lidhje për situatën e krijuar në vend pas goditjes nga tërmeti tragjik, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Mbledhja drejtohej nga kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh ndër të tjera se shumë shpejtë do të jetë gati klaozola ne ligjin e antishpifjes për lajme të rreme në gjendje të jashtëzakonshme.

Kryeministri u shpreh se lajmet e rreme dhe që përhapin panik në situatë të jashtëzakonshme do të jenë të superdënueshme.

“Është e dënueshme shpifja dhe do të jetë e superdënueshme në situatë të jashtëzakonshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në përpjekjen për te ikur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali, kur spitali nuk kishte asgjë”- tha Rama.Opinion.al

Pas