Aktualitet

Rama nxjerr pamjet nga marshimi më i vështirë në botë: Trupat shqiptare mes 160 skuadrave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 24/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, të quajtur Cambrian Patrol.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se në këtë garë marrin pjesë 160 skuadra nga 30 vende të botës, të cilat do të marshojnë për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur.

“SUKSESE

Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur

#WeAreNATO”shkruan Rama.

 

Pas