Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi bërthamor, vetëm kërcënim i Putinit apo rrezik real?

2022/09/24 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sulmi bërthamor, vetëm kërcënim i Putinit apo rrezik real?

A mund të ketë vërtet një sulm bërthamor, për të cilin ka paralajmëruar Putini në fjalimin e fundit? A është ky rrezik real apo vetëm kërcënim verbal? Si funksionojnë gjërat në raste të tilla?


Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: “Unë dua të kujtoj ata që japin deklarata të tilla për Rusinë, mos harroni se vendi ynë ka edhe mjete të ndryshme shkatërrimi dhe ato janë më moderne se ato të vendeve të NATO-s. Nëse cënohet integriteti territorial i vendit tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.

Kështu u shpreh shefi i Kremlinit Vladimir Putin të martën. Presidenti rus akuzon Perëndimin për shantazh bërthamor. E ai nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij: “Ky nuk është një bllof. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se gjërat mund të ndryshojnë dhe të kthehen në drejtimin e tyre”.

Përdorimi i armëve bërthamore – nuk është ndonjë kërcënim i ri i Putinit

Putini të martën njoftoi edhe për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve. Por kërcënoi Perëndimin edhe me përdorimin e armëve bërthamore. “Që nga fillimi i luftës, ne kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënime të tilla”, shpjegon ish-koloneli Wolfgang Richter në një intervistë për DW. Ai është ekspert i politikave të sigurisë. “Ideja prapa saj është ndoshta të thuhet se nëse ju (Perëndimi) sulmoni territorin rus, atëherë sulmi bërthamor bëhet më i mundshëm.”

Në një intervistë për BBC-në britanike, Rose Gottemoeller nuk përjashton mundësinë që Rusia të përdorë vërtet armë bërthamore. Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s është i shqetësuar: “Kam frikë se ata tani do të kundërpërgjigjen në një mënyrë të paparashikueshme”. “Mund të përgjigjen në një mënyrë që mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë,” shpjegon Gottemoeller.

 

Eksperti i sigurisë Richter nuk e sheh situatën aq dramatike dhe i referohet doktrinës bërthamore ruse. Ajo lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në dy raste: “E para, nëse vetë Rusia sulmohet nga armë bërthamore ose me armë të tjera të shkatërrimit në masë. Dhe e dyta, nëse rrezikohet ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit rus.” Sipas Richter, asnjë prej këtyre argumenteve nuk qëndron. Përveç kësaj, përdorimi i armëve të tilla do të prekte edhe “të ashtuquajturin popull vëlla” të ukrainasve.

Rusia fuqia më e madhe bërthamore

Me më shumë se 6.300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, SHBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5.800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215. Por shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre.

Edhe nëse flitet për një “mburojë mbrojtëse bërthamore” nga SHBA, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht. “Mburoja mbrojtëse” bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm.

 

Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca. Të tre shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.

Kush vendos për përdorimin e armëve bërthamore?

Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos presidenti amerikan së pari. Ai do lejonte përdorimin e armëve barthamore, ndërsa vendi i stacionimit (p.sh. Gjermania) do të duhej të pajtohej me hedhjen e bombave nga avionët e sa luftarakë. Përpara një vendimi të tillë do të kishte, sipas të gjitha gjasave, konsultime me aleatët e tjerë të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Presidenti francez vendos vetë për përdorimin e armëve bërthamore franceze. Në Mbretërinë e Bashkuar, fuqia vendimmarrëse i takon kryeministrit britanik. Por të tre qendrat e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore konsiderohen vetëm si një element parandalues, pasi ato e bëjnë të vështirë për armikun të llogarisë saktësisht se si do të reagonte NATO në rast të një sulmi.

Roli i Gjermanisë

Gjermania merr pjesë në parandalimin bërthamor në Evropë me avionë luftarakë Tornado të stacionuar në Büchel, Rhineland-Pfalz. Në rast emergjence, avionët me një ekuipazh gjerman do të fluturonin me armë bërthamore amerikane drejt objektivit. Të paktën një herë në vit, pilotët e Bundeswehr-it praktikojnë hedhjen e bombave atomike amerikane.

Përveç Gjermanisë edhe Holanda, Belgjika dhe Italia marrin pjesë në atë që njihet si pjesëmarrje në arsenalin bërthamor të NATO-s. Sipas raportimeve, aktualisht në Evropë ruhen midis 100 dhe 150 bomba të çertifikuara për këto avionë dhe relativisht të pasakta.

Sulmi bërthamor: Kërcënim apo më shumë?

Që kur Rusia okupoi Krimenë në vitin 2014, presidenti rus ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore. Asokohe ndoshta ka qenë i mundshëm përdorimi i të ashtuquajturave armë bërthamore taktike. Ato kanë një fuqi shpërthyese relativisht të vogël. Një sulm i tillë bërthamor do të ishte rreth një e pesëdhjetë e fuqisë së bombës që shkatërroi Hiroshimën.

Por në një intervistë për DW, eksperti i sigurisë Richter dyshon se kjo mund të ndodhë vërtet. “Nëse do të kishte një sulm bërthamor, Rusia do të ishte tërësisht e vetmuar në botë. Putini do të humbiste të gjithë aleatët, përfshirë edhe Kinën.” Prandaj, Richter e konsideron të pamundur një luftë bërthamore të Rusisë me NATO-n. “Kaq shumë racionalitet atje (tek Putini) sigurisht që ka mbetur ende.”

Putini me siguri e kujton edhe një deklaratë shumë të qartë të presidentit amerikan Joe Biden. Në një intervistë televizive me CBS disa ditë më parë, presidenti i SHBA Biden paralajmëroi Vladimir Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore ose kimike: “Mos e bëni këtë! Mos e bëni! Mos e bëni! Kjo do të ndryshonte fytyrën e luftës si asgjë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore”./DW



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do dënohen me 10 vjet burg

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do dënohen me 10 vjet burg

Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse, akuza partisë së Le Pen

Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse, akuza partisë së Le Pen

Rama në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty fantazi, pranoni kërkesën tonë për…

Rama në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty fantazi, pranoni kërkesën tonë për...
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com