Kryesore

“Rama nuk di të mbajë premtime”, Kryemadhi: LSI i mban premtimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 20/01/21 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me disa nga banorët e Vorës, me të cilët ka bashkëbiseduar për problematikat që ata kanë.

Kryemadhi në fjalën e saj ka fajësuar qeverinë “Rama” për mosmbajtjen e premtimeve, gjë e cila sipas saj, ka varfëruar qytetarët shqiptarë.

Po ashtu, Kryemadhi tha se ndryshe nga Kryeministri Edi Rama, LSI është parti që i mban premtimet, prandaj qytetarët duhet ta votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi./ Opinion

Pas