Aktualitet

Rama njofton tur në Shqipëri: Në maj ministra e deputetë do zbresin në terren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 19/04/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Këshillimi Kombëtar dhe tha se në periudhën maj-qershor, do të nisë një tur diskutimesh në të gjithë vendin, ku ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkive do të bëjnë diskutime me qytetarët për problemet që i shqetësojnë ata.

Rama theksoi se Grupi Parlamentar do të ulet sërish për të  diskutuar për  dy aspekte “e para, cilat janë temat që do të duhet të trajtojë Këshilli i ardhshëm Kombëtar dhe cilat janë problematikat e zonave.”, pohoi kryeministri.

“Për këtë proces, ministrat respektivë janë angazhuar dhe sot pas kësaj mbledhje kemi takim për të parë se ku jemi me iniciativat e nevojshme. Ndërkohë që më pas, sapo të jenë bërë gati draftet e para, do të duhet të bëjmë një cikël diskutimesh me grupin dhe paralelisht me komisionet përkatëse. Sepse janë disa akte të rëndësishme ligjore që duhet t’i ndërmarrim dhe do bëjmë çmos që t’i marrim brenda këtij sesioni. Këto nisma të mund të nisin zbatimin dhe njerëzit ta shikojnë konkretisht rezultatin e Këshillimit Kombëtar dhe pjesëmarrjen e tyre. Ajo çka është e nevojshme është që të kemi kontribut të të gjithë deputetëve, është përpilimi i këshillit të ardhshëm kombëtar. Duhet ta diskutojmë por me shumë gjasa do të duhet ta bëjmë në fund të vitit, pasi kemi pasur dhe kemi shumë kërkesa nga qytetarët pjesëmarrës. Por tani edhe nga qytetarë të tjerë që s’kanë marrë pjesë se kanë qenë skeptikë. Eshtë me rëndësi që në temat e këshillimit kombëtar, të prekim realisht tema me interes për qytetarët. E treta lidhur me këtë, në vijim, në maj-qershor, do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, të të gjithë kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë temat e këtij këshillimi kombëtar, qoftë temat që shqetësojnë komunitetet. Si dhe për të adresuar problematikat me të cilat hasemi në nivelin e qeverisjes qendrore dhe vendore. Kështu që e thash këtë paraprakisht se shumë shpejt do të na duhet të ulemi sërish dhe do të duhet të jemi të përgatitur që të diskutojmë për të dy aspektet, e para; cilat janë temat që do të duhet të trajtojë Këshilli i ardhshëm kombëtar dhe cilat janë problematikat e zonave”, -pohoi kryeministri.

 

Pas