Aktualitet

Meta: Vendi po zbrazet, ky është “alarm i kuq”, koha për ta ndaluar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 19/04/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me largimet e shqiptarëve nga vendi. Teksa citon INSTAT, Meta thotë se treguesit dëshmojnë për zbrasje katastrofike të vendit.

Më tej Meta thekson se çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti, teksa shkruan se është koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.

 “Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.

Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.

Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.”, tha ai.

 

Pas