Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në seancën e parë: Ruçi, përfitim publik. Opozita të mos na dëmtojë me ndërkombëtarët

2017/09/11 at 11:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në seancën e parë: Ruçi, përfitim publik. Opozita të mos na dëmtojë me ndërkombëtarët

“Do të flas 30 minuta për programin qeverisës”, lajmëroi sot para nisjes së seancës plenare, por kur u ngjit në foltore të pakta ishin fjalët për atë cka do të bëjë “Rama II” në 4 vitet e ardhme. Kryeministri apeloi për gjuhën e paqes në politikë dhe për bashkëpunim me opozitën për çështje kombëtare. Po kështu u ndal edhe tek votimi i Ruçit si kryetar parlamenti.

“Asnjëherë s’kam qenë më i sigurt se votimi i dy ditëve më parë i një individi do të sjellë përfitim publik. Jam i bindur se ju nuk do të toleroni në asnjë çast mazhorancën dhe do respektoni barazinë”, tha Rama nga foltorja e parlamentit.

Ndër të tjera, Rama është shprehur i vetëdijshëm për gabimet dhe defektet e mazhorancës gjatë programit të 4 viteve të shkuara, “sikurse jemi të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë këtë mandat të dytë”, ka thënë ai.

“Uroj që kolegët opozitës të jenë bashkëpunues. 25 qershori tregoi se nuk fitohet duke i fryrë zjarrit të konfliktit. Në çdo gjë që bëjmë keq i bëjmë keq të ardhmes së fëmijëve tanë. Shumë më shumë thellësi në reformat që bëjnë shtet në të mirë të fëmijëve. Më shumë vëmendje, energji dhe burime financiare tek shkollat dhe mësimi”, ka thënë Rama.

Duke ftuar mazhorancën për bashkëpunim, Rama ka nënvizuar se dy palët kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Reputacioni i Shqipërisë në botë është diçka që duhet të na bashkojë. Në asnjë vend një grup politik nuk merr rrugët e botës për të dëmtuar reputacionin e vendit të tij. Të ndërmarrim një nismë të përbashkët, një tryezë të hapur për çështjet që duhet të na bashkojnë e që në peshën e tyre janë paketa e detyrimeve madhore”, ka pohuar Rama, i cili më tej ka prekur edhe çështjen e bashkimit të kombit shqiptar.

“Shqipëria e bashkuar me Evropën, apo bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë apo nuk janë paketë e bashkëpunimit tonë? Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar, që ka dy shtete, por është ende larg së qeni i lidhur në të drejta dhe detyrime, kompakt në qëllimet e mëdha. Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çorodia e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun.

Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë.

Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet me fqinjët e tjerë, të cilat sipas tij duhet të bazohen në një respekt të ndërsjellë.

“Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar i familjes sonë dhe komuniteti grek është një urë lidhëse për dy vendet tona dhe për ata mbështetja e qeverisë shqiptare do të rritet. Por Shqipëria nuk do të mbyllë gojën për të drejtat e veta”, ka thënë Rama. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
Bota

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

28 Shtator, 2025 10:06 pm
Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Para
Video/ Sa i çmendur duhet të jesh për të sfiduar uraganin “Irma”?

Video/ Sa i çmendur duhet të jesh për të sfiduar uraganin “Irma”?

Tragjike në Vlorë/ Nëna 30-vjeçare humb jetën në sallën e operacionit teksa po lindte fëmijën

Tragjike në Vlorë/ Nëna 30-vjeçare humb jetën në sallën e operacionit teksa po lindte fëmijën

Basha i përgjigjet Ramës: Harroje se mund të blesh opozitën siç bëre me partinë

Basha: "Rama 2" bën sikur nuk e njeh "Rama 1", flet për Skenderbeun dhe Gjuhën Shqipe

TE FUNDIT

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve

Masakra në SHBA, Trump: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve
28 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në...

Lexo më shumë

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Viktima dhe të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com