Aktualitet

Rama: Në mal apo buzë detit, kujdes shëndetësor 24 orë për turistët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 19/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se për të gjithë turistët dhe pushuesit kudo që ndodhen në mal apo në det është siguruar kujdes shëndetësor 24.

Kreu i qeverisë bën me dije se janë hapur 29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike si dhe 160 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për emergjencat.

“Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të #sigurt

29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat

Barna dhe materiale mjekësore të garantuara

Telefononi #UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore

#SezonTuristikISigurt

#ShëndetësiaNëGatishmëri”-shkruan Rama.

 

Pas