Aktualitet

Rama: Në 2 korrik hapet aksi Kardhiq-Delvinë dhe me 9 korrik ByPassi i Vlorës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 09/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare bëri të ditur se në datën 2 korrik do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hapet ByPass i Vlorës.

 Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se në shkurt të vitit të ardhshëm do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës. 

 “Përmendët Urën e Bunës dhe ju falenderoj është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë turistike. Duke qenë se ju mbani shënime në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zit ë jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Punët publike kërkojnë kohën e tyre. Po ndeshen me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë. Në 9 korrik, hapet dhe By Pass i Vlorës.”- tha Rama./Opinion.al

Pas