Aktualitet

Rama: Mund të vijë vendimi, kush vjen në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 02/12/21 |
Opi Nion

Pasi kreu dozën e tretë të vaksinës anti-covid, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për gazetarët.

Kreu i qeverisë theksoi se në të ardhmen mund të vijë vendimi që kush të hyjë në Shqipëri duhet të tregojë se është i vaksinuar.

“Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte. Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjetër. Studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit”.- tha Rama.

Pas