Te Fundit

VIDEO/ “Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë”, Rama-gazetarit: S’të vjen zor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 02/12/21 |
Opi Nion

Teksa po jepte një prononcim për mediat pasi kreu dozën e 3 të vaksinës anti-Covid, kryeministri Edi Rama është përplasur me një nga gazetarët e pranishëm.

Gazetari tha se nuk e kishte bërë vaksinën anti-Covid, ndërsa theksoi se nëna e tij e kishte kryer dhe u sëmur rëndë.

Rama i është përgjigjur ashpër gazetarit duke thënë se vaksina nuk të mbron nga infektimi dhe ata që janë të sëmurë nga sëmundje të rëndë nuk i shpëton nga vdekja, teksa theksoi se të gjithë ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajë me jetën e njerëzve.

Debati

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë.

Rama: Si nuk të vjen zor.

Gazetari: Mua të më vije zor,  unë e kam provuar në lëkurë.

Rama: Kjo është injorancë e madhe. Vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ata që janë të sëmurë nga sëmundje të rëndë nuk i shpëton nga vdekja. Këtu jemi për të dhënë mesazhin se të gjitha duhet të vaksinohen. Është e turpshme e kundërta. Të gjitha ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajnë me jetën e njerëzve, siç po e bën edhe dikush nga ju.

Pas