Kryesore

Rama: Mund të pengojnë negociatat në Tetor por nuk i shmangen drejtësisë


               Publikuar në : 12:52 - 20/06/19 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama foli në seancën e sotme të parlamentit.

Sipas tij opozita ka frikë nga celja e negociatave pasi hapja e kapitujve të drejtësisë me BE do të sjellë arrestime të ish zyrtarëve të lartë sic ka ndodhur në vende të tjera. Sistemi i drejtësisë sipas tij duhet të vërtetojë se mund të hetojë presidentë, kryeministra dhe ministra.

“Po bëjnë përpjekje për të hedhur në erë urën për në Europë. Celja e kapitujve të drejtësisë në këto bisedime, nuk është cështje legjislacioni pasi Shqipëria e ka përputhur legjislacionit, por është cëshje zbatimi. Pra Shqipëria duhet të provojë se jo vetëm e ka miratuar në kushtetutë, as se po pastrohet Por se sistemi i drejtësisë është i aftë ti vedosë të gjithë si të barabartë përpara ligjit. Pra sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm të hetojë, gjykojë, presidentë. Ish presidentë, kryeministra, ish-kryeministra, ministra, ish-ministra. Kjo është arsyeja e gjithë kësaj orvatjeje. Ku më mirë mund të realizohet kjo sesa duhe marrë peng procesin zgjedhor. Marrja peng e tij është një orvatje për të mbyllur dyert në Europë” tha Rama.

Më tej, kur paralajmëroi propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimet në kodin penal në lidhje me ndalimin e daljes nga Shqipëria për ata që kryejnë krim elektoral, kryeministri i shpalli sfidë opozitës.

“Doni të shohim se kush ka frikë nga zgjedhjet dhe se kush është ai që ka vjedhur zgjedhjet. Në kodin penal kemi futur një sërë nenesh dhe njëri është ndalimi i subjekteve zgjedhore që pengojnë aktivitetin elektoral. Këto ndryshime janë shprehje e një vullneti për ti dhënë fund njëherë e mirë e çdo pale që të mendohen mirë edhe përpara se të flasin në telefon” tha Rama.

Në fund të fjalës së tij Rama bëri përgjegjës opozitën nëqoftëse negociatat nuk hapen në Tetor.

“Kjo që ata po bëjnë maksimumi do të na pengojë të çelim negociatat të Tetor, nuk e përjashtoj këtë. Një gjë është e sigurt si dielli, se reformën në drejtësi dhe daljen përpara drejtësisë këta Haxhi Qamilë nuk e shmangin dot”.  /Opinion.al

 

Pas