Kryesore

Përgjimet, Rama: Skenar i opozitës, nuk duan hapjen e negociatave


               Publikuar në : 12:58 - 20/06/19 |
Opi Nion

Ditën e djeshme gazeta gjermane “Bild”publikoi 10 audio-përgjime të reja ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Lidhur me këto përgjime kryeministri Edi Rama është shprehur nga Kuvendi se publikimi i përgjimeve është skenari i opozitës pasi nuk do hapjen e negociatave.

Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani. Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen” tha Rama./ Opinion.al E.Xh.

Pas