Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Turqi vetëm 5 minuta pas shpërthimit në aeroportin Ataturk të Stambollit i shoqëruar nga ministri Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.
Burimet e para, bëjnë me dije se avioni i kryeministrit Rama ka mbërritur pa probleme dhe menjëherë është lajmëruar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Stamboll.
Kryeministri Edi Rama pak minuta më vonë ka shkruajtur në profilin e tij në Twitter se është mirë dhe nesër do realizojë vizita zyrtare në Ankara.