Aktualitet

Rama: Manjani, kandidatura më e përshtatshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 09/11/15 |
b.f

 Përmes një deklarate për mediat, pasi ka zyrtarizuar emrin e Yllit Manjanit si Ministër i Drejtësisë, Kryeministri i vendit Edi Rama e ka vlerësuar atë si më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit.

 Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit.

Pritet firma e Presidentit Nishani dhe më pas aprovimi i Parlamentit, për të zyrtarizuar përfundimisht ministrin e ri të drejtësisë.

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. YLLI eshte nje nga servilet e ILIR METES dhe mbrojtesi tij dhe kur flet gjithmone pa baza mjer shqiperia e drejtesia turp ,,,,

Pas