Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Kompania nga Emiratet e Bashkuara ka interes për Përmetin

2021/02/06 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Kompania nga Emiratet e Bashkuara ka interes për Përmetin

Kryeministri Rama u shpreh të shtunën, se kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe, që do të investojë në ndërtimin e portit turistik të Durrësit, ka interesa për të investuar edhe në Përmet.


Sipas Ramës, grupi i ngarkuar nga princi i kurorës ka shfaqur interes për investime në struktura fermash dhe e kanë parë Përmetin si një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit në dekadën e ardhshme.

“Duhet të ketë patur një procedurë ose do të ketë në ditët në vijim për zhvillimin e masterplanit të fazës 1 në Durrës, që përfshin transformimin e portit të Durrësit në port turistik dhe spostimin e portit të mallrave në një port të ri në veri të Durrësit. Grupi i ngarkuar nga princi i kurorës për këtë investim, ka shprehur shumë interes për të investuar në Përmet. Ideja për të investuar në Përmet lidhet me disa faktorë, siç e kanë shprehur. Së pari ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit në dekadën e ardhshme.

Kur flasin për Përmetin, thonë që është shumë tërheqës për ne. Kanë bërë një viztitë në verë ku i kam shoqëruar unë. Përpara Covidit kanë bërë një vizitë vetë dhe u ka bërë përshtypje kjo pjesa që ka një qetësi të madhe në kuptimin e bashkëjetesës mes njerëzve.

Kur flasin ata për Përmetin besoj që edhe juve do të çuditeni nga pasioni për të cilin flasin.

Ata duan të investojnë në struktura fermash, pra turizëm fermash, ku njerëzit mund të vijnë, të jenë në një zonë rurale dhe të ndërtojnë aty shtëpi, vila, ndonjë hotel të vogël, por të gjitha të lidhura me fermën dhe traditën e kultivimit të gjithë paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit. Duan të fusin edhe prodhimin artizanal ushqimor, është një projekt shumë i bukur”, u shpreh Rama duke shtuar se Përmeti do të ketë radhën pasi kompania të ketë kuptuar mirë vendin.

“Mendoj që në momentin, kur projekti i Durrësit do të hyjë në një fazë që ata ta kuptojnë mirë vendin, sigurisht Përmeti ka radhën”, tha Rama./Opinion.al

 

 

Etiketa: interesiportirama


Ju sugjerojmë

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

1 Korrik, 2026 10:48 am
Vance: Nuk ka rrezik që SHBA-ja të hyjë në luftë afatgjatë në Lindjen e Mesme
Bota

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

1 Korrik, 2026 10:27 am
U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte
Kronikë

U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

1 Korrik, 2026 10:24 am
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

1 Korrik, 2026 10:15 am
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Aktualitet

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, gjendja shëndetësore e të plagosurve

1 Korrik, 2026 9:48 am
Para
“Do jesh me mua me zor”, mesazhet që 29-vjeçari i dërgon Luana Vjollcës

“Do jesh me mua me zor”, mesazhet që 29-vjeçari i dërgon Luana Vjollcës

Kompania ajrore/150 mijë euro mbulim për të prekurit nga Covid në udhëtim

Kompania ajrore/150 mijë euro mbulim për të prekurit nga Covid në udhëtim

Studimi/Ngrohja globale ndihmoi shfaqjen e SarsCov2

Studimi/Ngrohja globale ndihmoi shfaqjen e SarsCov2
















TE FUNDIT

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
1 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht atë që e cilësoi si infrastrukturën...

Lexo më shumë

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
1 Korrik, 2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditura një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa...

Lexo më shumë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
1 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë (750 milionë paund) vitin e kaluar nga marrëveshjet...

Lexo më shumë

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
1 Korrik, 2026

Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}